spot_img
spot_img
Saturday, December 27, 2025
spot_img
spot_img

Hoxhaj: Kosova duhet të kthehet aty ku e ka vendin, aleancat me Perëndimin e çojnë në NATO

Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe kandidat për deputet nga PDK, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje të drejtpërdrejtë për rikthimin e Kosovës në boshtin e fortë perëndimor, duke paralajmëruar për rreziqet serioze të izolimit ndërkombëtar.


Në një video-mesazh të publikuar sot, Hoxhaj kujtoi momentet kyçe të historisë moderne të Kosovës dhe rolin vendimtar të Perëndimit në lirinë dhe shtetësinë e saj.

“Kur Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli ishin në male përballë Serbisë, pa shtet, pa ushtri dhe pa garanci, Kosova bëri zgjedhjen e saj historike: Perëndimin,” theksoi Hoxhaj.


Ai e cilësoi Rambujenë si “kontratën e parë të shqiptarëve të Kosovës me Perëndimin”, duke shtuar se ajo “ishte dera e lirisë dhe momenti që solli ndërhyrjen e NATO-s dhe bombardimin e Serbisë, një nga ngjarjet më madhështore të historisë sonë.”

Sipas Hoxhajt, kontrata e dytë ishte Pavarësia e Kosovës.

“Një shtet i lirë dhe sovran, i lindur nga vullneti për liri dhe i ankoruar fort në boshtin perëndimor,” u shpreh ai.

Duke folur për situatën aktuale, Hoxhaj ishte i drejtpërdrejtë.

“Sot, në vitin 2025, realiteti është alarmues. Dialogu strategjik me SHBA-në është ndërprerë. Besimi është lëkundur. Izolimi është real.”

Si zgjidhje, ai propozoi qartë atë që e quajti “kontrata e tretë me Perëndimin”.

“Anëtarësimi i Kosovës në NATO. Jo për simbolikë. Jo për retorikë. Por për siguri reale.”

Në fund, Hoxhaj theksoi vizionin e tij dhe të PDK-së për të ardhmen e vendit.

“Kjo është Kosova për të cilën angazhohemi: një Qeveri që e mbron shtetin për brezat që vijnë. Kosova dhe Perëndimi nuk janë çështje lëshimi pe, por çështje besimi, ideali dhe trashëgimie historike. Kosova është Perëndim dhe duhet të kthehet aty ku e ka vendin.”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit