Emisioni “Kojshia Show” njihet për temat interesante që trajton çdo javë. Edhe kësaj radhe në studio u zhvillua një debat mjaft i veçantë mes hoxhë Jahir Beqirit dhe aktorit Simon Tanushi.
Gjatë diskutimit, hoxhë Jahiri i shpjegoi Simon Tanushit pikëpamjen islame lidhur me Jezu Krishtin, duke thënë se sipas kësaj bindjeje ai nuk është kryqëzuar, por se në vend të tij është kryqëzuar Juda.
Në një moment të debatit, hoxha e sfidoi aktorin që të thoshte Shehadetin, duke i thënë se në këtë mënyrë do t’i falen gjynahet.
Ky moment e la aktorin Simon Tanushi të habitur, duke krijuar një situatë interesante në studio.
Për të parë reagimin e tij dhe debatin e plotë, ndiqeni videon e emisionit më poshtë.









