Hoxha, i pranishëm në ceremoninë e varrimit të Arlinda Zekajt, ka bërë një lutje për popullin e Kosovës.
Pas varrimit të gruas, e cila dyshohet se u vra me sëpatë nga ish-kunati i saj, hoxha u bëri thirrje burrave që t’u japin fund vrasjeve të grave.
“Arlinda lypi mbrojtje, s’pat mbrojtje. Drejtësia ta qet fjalën e vet. E kam një lutje, lutje te Zoti, lutje te popullit: BOLL MA. Nuk vrahet njeri. Moti pleqtë tonë na kanë thanë, është ligësi e marrëzi. I lutem Zotit që ky rast të jetë i fundit”, ka deklaruar ai.









