Hoti: Presidenti s’duhet të jetë nga VV-ja, ndryshe duhet të shkojmë në zgjedhje

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar lidhur me situatën politike në vend, duke deklaruar se presidenti i ardhshëm nuk duhet të jetë nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), përndryshe, sipas tij, vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

Në një postim, Hoti ka theksuar se Kosova duhet të ketë një president me integritet të lartë personal, akademik dhe shoqëror, i cili ka prioritet kushtetutshmërinë dhe nuk është i varur nga kalkulimet politike për një mandat tjetër.

“Vetëm kështu sigurohet balanca e pushteteve dhe evitohet koncentrimi i pushtetit tek një person i vetëm”, ka thënë Hoti.

Ai ka shtuar se në pesë vitet e fundit, sipas tij, është parë një përqendrim i pushtetit dhe një sërë zhvillimesh që ai i ka kritikuar.

“Shumë ligje kundërkushtetuese janë nënshkruar nga Presidentja pa asnjë vërejtje, edhe pse dihej qartë se ishin në kundërshtim me Kushtetutës. Kushtetuta ia jep të drejtën Presidentit që ligjet e tilla t’ia kthejë Kuvendit për rishqyrtim, por kjo e drejtë asnjëherë nuk është vënë në përdorim. Arsyet besoj janë të qarta”, ka deklaruar Hoti.


Ai ka përmendur gjithashtu shkarkimin e Kryesueses së KQZ-së, mungesën e Kryeprokurorit për një periudhë të gjatë, veprimet e AKI-së, raportimet për presion ndaj mediave dhe bizneseve, si dhe mënyrën e caktimit të datës së zgjedhjeve.

“Edhe data e zgjedhjeve është caktuar sipas kërkesës së një partie politike. Këtë e ka deklaruar vetë Presidentja në përpjekjen e saj për të fituar mbështetjen për mandatin e dytë”, ka shtuar ai.

Në fund, Hoti ka theksuar se në të kundërtën, sipas tij, vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit