Deputeti i LDK-së Avdullah Hotin tha se qasja e rishikimit të buxhetit është abuzuese me paranë publike dhe është në kundërshtim të plotë me ligjin për menaxhimin e financave publike.
Hoti tha se s’ka parë “qasje me abuzuese dhe joserioze” dhe këtu bëri një koment të shkurtë për deklaratën e deputetit të PDK’së Përparim Gruda, i cili pak më herët tha se ka pasë pritje më të mëdha nga ministri Murati.
“Po unë s’kam pritje tjera, deputeti Gruda kishte pritje tjera, ndoshta është deputetë më i ri dhe ka pritje tjera prej jush. Po unë jam mësuar me juve. Abuzim pas abuzimi. Shkelje ligjore pas shkeljes ligjore”, tha Hoti.









