Hoti e “godet” Osmanin për Konjufcën: Vendimin e ka bazuar në gjasa, gjasat ekzistojnë vetëm në votat e Listës Serbe

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, e ka “thumbuar” me fjalë ish-bashkëpartiaken e tij, Vjosa Osmanin, pas vendimit për mandatimin e Glauk Konjufcës kryeministër.

Hoti me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka deklaruar se vendimin për mandatim e ka marrë në gjasa, duke iu referuar deklaratës së Osmanit se ishte bindur nga fjalët e Konjufcës se mund t’i bëjnë 61 vota për formimin e Qeverisë.

“E para e shtetit vendimin për mandatarin e ka bazuar në ‘gjasa’. Por, nga takimet me kryetarët e partive politike e ka marrë përgjigjen se nuk ka ‘gjasa’ që deputetët e atyre partive të votojnë asnjë mandatar tjetë”, thuhet në shkrimin e tij.

“Kështu që, gjasat mund të ekzistojnë vetëm nëse llogaritet në votat e deputetëve të Listës Serbe.
Gjasa të tjera nuk ka”, përmbyll shkrimin Hoti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit