spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Hoti: Ata që promovojnë gjuhë përçarëse nuk e meritojnë përkrahjen e qytetarëve

Kandidati për deputet, Avdullah Hoti ka thënë se fjalori i ulët dhe denigrues që po përdoret gjatë fushatës, duhet refuzuar.

Në një shkrim në rrjetin social Facebook, Hoti ka thënë se ata që promovojnë gjuhën përçarëse, nuk meritojnë përkrajen e qytetarëve.

“Është thelbësore që më 9 shkurt t’i japim vendit një qeveri normale e me orientim euro-atlantik. Fjalori i ulët dhe denigrues që po përdoret nga njerëzit e ligë në këtë fushatë duhet refuzuar.

Ata që promovojnë këtë gjuhë përçaraëse nuk e meritojnë përkrahjen e qytetarëve. Ftoj të gjithë qytetarët që të distancohen nga ky mentalitet i errët politik dhe të mbështesin vlerat që përfaqësojnë përparim dhe dinjitet”, ka shkruar ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit