spot_img
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Horror në Greqi, nusja masakron vjehrrën për t’i grabitur paratë

Një ngjarje makabër është shënuar në Greqi, ku nusja ka masakruar për vdekje vjehrrën për të shlyer borxhet e kumarit. Nusen e tradhtoi inçizimi dhe gjurmët.

Ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Greqi disa ditë më parë, por që është mundur të zbulohet vetëm ditën e sotme.

Autoritetet kanë gjetur trupin e masakruar të 75-vjeçares e më pas edhe një video-inçizim, ku dëgjohen kërcënimet e gruas 46-vjeçare dhe lutjet e 75-vjeçares për të ndaluar së godituri.

Në video dëgjohet e moshuara duke thënë “Ati ynë”, një lutje para frymës së fundit.

Ishin kamerat e sigurisë ato që zbuluan se 46-vjeçarja ishte autorja e kësaj masakre, e më pas gjatë kontrollit në makinë u gjetën edhe gjurmë gjaku.

Çfarë i tha 46-vjeçarja policisë?

Autorja e krimit, duke folur në polici, deklaroi se arsyeja pse hyri në shtëpinë e 75-vjeçares ishte për të marrë para, konkretisht 1100 euro, por situata doli nga shinat kur mendoi se viktima e kuptoi.

Sipas dëshmisë së autores, e moshuara i kishte dhënë burrit të saj 10 mijë euro, dhe më pas kishte kërkuar borxhin.

Fillimisht çifti kishte kthyer 8 mijë euro, ndërsa ishte bërë gati edhe 1 mijë euro për t’ia dhënë 75-vjeçares, nusja e djalit, e varur nga kumari, kishte provuar fatin, duke humbur gjithçka.

Më pas 46-vjeçarja ka shkuar në banesën e të moshuarës për t’i grabitur paratë për të shlyer borxhin që tashmë kishte në kumar.

Sipas mediave greke, 46-vjeçarja, duke ditur se ku ishin pozicionuar kamerat e sigurisë, ka vendosur maskë për grabitje dhe është futur nga dritarja, më pas ka kërcënuar të moshuarën t’i tregonte se ku ndodheshin paratë, por pas rezistencës së të moshuarës, nusja e ka goditur disa herë me thikë duke e lënë të vdekur.

Në fund, në video-inçizim dëgjoheshin vetëm fjalët e plakës, e cila lutej.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit