spot_img
spot_img
Monday, December 22, 2025
spot_img
spot_img

Historia jonë: Nga një fundjava me tetë herë seks në një dashuri të qëndrueshme emocionale

Anastasia dhe Ricky nuk bëjnë më aq shumë seks sa në fillim të marrëdhënies së tyre, por kur e bëjnë, e bëjnë vërtet, shkruan the Guardian në rubrikën “Love & sex.”

Anastasia, 31 vjeçe

Ka pasur një rast kur kemi bërë seks tetë herë në një ditë – ende e quajmë fundjava jonë e çmendur

Unë dhe Ricky kemi qenë bashkë për 12 vjet dhe të martuar për tre. Ende e kujtoj herën e parë që bëmë seks – ishte e jashtëzakonshme. Mendoja me vete: si është e mundur që kjo është hera jonë e parë? Sepse nga përvoja ime, herët e para zakonisht janë të sikletshme.

Ishte menjëherë argëtuese dhe e kënaqshme, dhe ndihesha shumë e sigurt. Ricky dukej shumë i sigurt në vete dhe mendoja: ky njeri duhet të dijë çfarë po bën. Vetëm më vonë zbulova që nuk kishte pasur shumë përvoja të mëparshme.

E njihja prej më pak se një jave, por ishte një nga përvojat më të mira seksuale që kisha pasur ndonjëherë. Nuk mendoj se ka ndonjë lidhje mes madhësisë së penisit dhe aftësisë seksuale, por Ricky ka një penis vërtet të bukur. Qysh herën e parë më bëri seks oral – gjë që ishte e rrallë për mua.

Ndonjëherë mendoj: a duhet të bëjmë më shumë seks? Por ai presion vjen më shumë nga shoqëria se nga brenda meje

Ka pasur një rast kur bëmë seks tetë herë në një ditë – ende e quajmë fundjava jonë e çmendur. Tani ndodh që bëjmë seks një herë në tetë ditë – por jam po aq e lumtur dhe e kënaqur. Kur njeh dikë të ri, gjithçka është e çmendur dhe eksituese, pastaj thjesht bëheni shumë rehat me njëri-tjetrin. Asnjëherë nuk kam menduar: do të doja të bënim më shumë seks. Ndonjëherë kam pyetur veten: a duhet të bëjmë më shumë seks? Por ai dyshim më shumë vjen nga norma shoqërore se nga dëshira ime personale.

Kemi kuptuar që, ndonëse nuk bëjmë seks shpesh tani – ndoshta një herë në dy javë – kur e bëjmë, e bëjmë vërtet mirë. Seksi zgjat një orë dhe është shumë aktiv. Në ato momente, asnjëri nga ne nuk mendon për gjë tjetër. Jemi shumë të lidhur me njëri-tjetrin. Tani kemi një rutinë të caktuar, por ajo funksionon për ne.

Kam nevojë për një lidhje emocionale përpara se të bëj seks, qoftë edhe thjesht duke parë televizor së bashku. Më pëlqen të bëj dush dhe të përgatitem, ndërsa Ricky është gati në çdo moment. Jemi të dy aq të zënë, saqë – edhe pse jetojmë bashkë – ndodh që kalojnë disa ditë pa gjetur kohë për të folur për ditën tonë. Prandaj, për mua është e rëndësishme të vendosim përparësi te ai lloj intimiteti përpara seksit.

Ricky, 33 vjeç

Nuk isha vetëm duke u dashuruar me Anastasian, po dashurohesha edhe me seksin

Para se të njihja Anastasian, marrëdhënia ime me seksin përkufizohej nga mungesa e tij. Ishte një “lulëzim i vonë” dhe nuk pata marrëdhënie seksuale deri në universitet, por mendoja për seksin pa pushim. Thonë që nëse dëshiron shumë diçka, është më e vështirë ta arrish – dhe kjo ishte fiks situata ime me humbjen e virgjërisë.

Po zbuloja shumë për veten në atë kohë, dhe përvojat e mia të para seksuale rezultuan të ishin shumë të mira. Jam pothuajse i sigurt që vajza me të cilën humba virgjërinë nuk e kuptoi fare që ishte hera ime e parë. Dhe pastaj, papritur, u shfaq kjo person që po dashurohesha me të – dhe ndjenja ishte shumë e pjekur. Ishte fantastike që personi me të cilin kisha seks të rregullt u bë pastaj partnerja ime e përhershme. Nuk isha vetëm duke u dashuruar me Anastasian – po dashurohesha edhe me seksin. Tashmë jam aq i mësuar të kem marrëdhënie me dikë që e dua me gjithë zemër.

Edhe pse jam i kënaqur me sa seks kemi, mendoj se do të ishim më të lumtur po të kishim më shumë

Kur nisëm lidhjen, Anastasia foli me shumë entuziazëm për natën tonë të parë, sepse e bëra të arrinte orgazmën dhe i bëra seks oral – dhe në përgjithësi ishte një përvojë vërtet e mirë.

Edhe pas 12 vitesh, kur bëjmë seks, nuk e bëjmë kurrë “sa për sy e faqe”. Gjithmonë ndihet shumë mirë. Futemi në një ritëm ku e njohim mirë njëri-tjetrin dhe dimë çfarë na pëlqen e çfarë jo.

E ndjej që ndonjëherë jam pak i padurueshëm, sepse Anastasia e do “skenën e përgatitur” përpara seksit. Madje, ndonjëherë, nëse nuk kemi krijuar mjaftueshëm atmosferë, mund të fillojmë dhe thjesht të humbasim sinkronizimin.

Edhe pse jam i kënaqur me sasinë e seksit që bëjmë, mendoj se do të ishim më të lumtur nëse do të kishim më shumë. Shpesh ajo më propozon dhe unë them: “Po, mirë.” Pastaj, për dy sekonda, jam si: “Kjo është fantastike! Pse nuk e bëj këtë çdo ditë? Si arrij të shpërqendrohem aq shumë sa që nuk dua ta bëj këtë dy herë në ditë?”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit