Historia e dosjes kriminale ndërkombëtare: Si i shpëtoi Olsi Rama operacionit “Stuhia” të Spanjës e EUROJUST

Pas shpëtimit nga prangat në dosjen e bujshme “Xibraka” gjatë viteve 2014–2016, me zhdukje provash dhe ndërhyrje të policisë dhe prokurorisë, Olsi Rama i ka shpëtuar sërish drejtësisë; këtë herë për dosjen ndërkombëtare “Call-Center”, ku figuron si koka e një rrjeti kriminal, së bashku me Amant Josifin.

Sipas dokumenteve hetimore të drejtësisë spanjolle dhe strukturës europiane EUROJUST, grupi kriminal “Rama–Josifi” mashtroi mijëra qytetarë dhe biznese nga Spanja dhe disa shtete të tjera të BE-së, duke u zhvatur miliona euro nëpërmjet rrjetit të “Call-Center”-ave.

Pas një hetimi të gjatë dyvjeçar, autoritetet spanjolle, në bashkëpunim me partnerët europianë dhe me asistencën e deklaruar të policisë shqiptare dhe SPAK, zhvilluan në Shqipëri operacionin “Stuhia”, ku u bastisën disa qendra të lidhura me rrjetin në Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier dhe Vlorë.

Por ndërsa aksioni në letër ishte “i përbashkët”, kupola e policisë dhe segmente brenda SPAK vepruan për të dështuar arrestimin e Olsi Ramës dhe Amant Josifit, të cilët ishin identifikuar si organizatorët dhe përfituesit kryesorë të aktivitetit kriminal.

Në vend që të zbatohej kërkesa zyrtare e Spanjës dhe EUROJUST për arrestimin e tyre, u krye një manovër e rafinuar për t’i mbrojtur: operacioni u dekonspirua, provat u devijuan dhe emri i Olsi Ramës u hoq nga dosja në Shqipëri.

Amant Josifi, ish-këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes, u paralajmërua paraprakisht për arrestin, policia simuloi kërkimin e tij, më pas deklaroi se “nuk e njihte” dhe së fundmi, se ai ndodhej jashtë vendit.

Në të vërtetë, Josifi u lejua të largohej drejt Dubait, pa asnjë pengesë nga autoritetet shqiptare.

Për Olsi Ramën, u përdor një tjetër mekanizëm mbrojtës: SPAK nuk nxori urdhër-arresti derisa pala spanjolle dorëzoi kërkesën formale më 22 nëntor 2022. Në atë moment, pala shqiptare kishte zhdukur emrin e Olsi Ramës nga dosja dhe kishte dorëzuar një version të “korrigjuar”, që shmangte çdo përballje me drejtësinë.

Por plani nuk shkoi krejt siç pritej. Erind Pisqyli dhe Berlando Saraçaj, dy të arrestuar në operacion, pranuan në deklaratat e tyre se kreu i rrjetit në Shqipëri ishte Olsi Rama, ndërsa Amant Josifi ishte “presta nome” që shërbente si maskë. Ky detaj u konfirmua dhe u publikua nga gazeta prestigjioze spanjolle “El País”, e cila theksoi se autoritetet spanjolle vijojnë të kërkojnë arrestimin e Olsi Ramës, i cili iu shpëtoi prangave përmes mbrojtjes së drejtpërdrejtë të vëllait të tij, kryeministrit Edi Rama.

Kur situata rrezikoi të përshkallëzohej, Edi Rama lëvizi gurët e fundit për të mbyllur përfundimisht dosjen. Sipas raporteve të Shërbimit Sekret Spanjoll (CNI) të publikuara nga “Pamfleti” më 20 korrik 2024, në panairin e turizmit në Madrid (23–24 janar 2024), Rama organizoi një lobim të heshtur përmes tre biznesmenëve të fuqishëm nga Dubai, të cilët kishin akses tek segmente të cenueshme të sistemit të drejtësisë spanjolle.

Rezultati? Emri i Olsi Ramës u zhduk nga komunikimet zyrtare me drejtësinë spanjolle, ndërsa ai vetë nuk është më objekt i ndjekjes së tyre publike. Por burime nga EUROJUST theksojnë se ai mbetet në listën prioritare të një dosjeje të veçantë që po ruhet për hetim paralel.

Ndërkohë, në Shqipëri, provat për Olsi Ramën janë zhdukur, dosjet janë “pastruar” dhe SPAK nuk vepron më. Amant Josifi nuk figuron më as si person në kërkim, me justifikimin absurd se “po e heton Spanja”, kur aktiviteti i tij kriminal u zhvillua brenda territorit shqiptar.

Kjo është historia reale e një dosjeje ndërkombëtare kriminale, e zhdukur me urdhër politik dhe frikë institucionale, në një vend ku drejtësia funksionon vetëm për të vegjlit, ndërsa “të mëdhenjtë” fshihen pas pushtetit dhe pasaportës së vëllait kryeministër./Pamfleti

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit