Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha ka kritikuar ashpër strategjinë e Presidentes aktuale, Vjosa Osmani, në përpjekjet për të rikandiduar për një mandat të ri.
Sipas Berishës, tentimi i saj për të paraqitur mbështetjen e jashtme si arritje personale dhe për ta përdorur këtë si kapital politik, është tregues i varfërisë me të cilën ajo po mundohet t’u prezantohet qytetarëve.
“Ky është tregues i varfërisë së realizimit të rolit të saj si Presidente e Republikës së Kosovës. Përpjekja për ta shndërruar mbështetjen në argument për një mandat të ri nuk kompenson mungesën e rezultateve konkrete në ushtrimin e detyrës kushtetuese,” tha Berisha në Politiko.
Ai theksoi se qytetarët duhet të vlerësojnë performancën reale dhe rezultatet konkrete të presidentes, dhe jo vetëm narrativat politike që synojnë të krijojnë perceptim për ri-zgjedhjen e saj.








