spot_img
spot_img
Monday, January 12, 2026
spot_img
spot_img

Hisen Berisha sulmon Abdixhikun, Kurtin e Osmanin: Jeni sorosianë, keni qëllim stërkeqjen e Kosovës

Ish-deputeti i PDK-së i akuzon Abdixhikun, Kurtin e Osmanin për gjuhë fyese ndaj luftës dhe për zhbërje të shtetit të Kosovës.

Ish-deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka reaguar me tone të ashpra ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani, duke i akuzuar se përbëjnë të njëjtën strukturë ideologjike “sorosiane” me qëllim, sipas tij, stërkeqjen e shtetit të Kosovës.

Në një reagim të gjatë publik, Berisha tha se Abdixhiku ka “kaluar vijën” me deklaratat e tij të fundit, duke përdorur një gjuhë që, sipas tij, fyen luftën dhe sakrificën e luftëtarëve të UÇK-së. Ai theksoi se përdorimi i termit “mercenar” ndaj luftëtarëve nuk është lapsus, por zgjedhje e qëllimshme politike.

“Ju, Lumir Abdixhiku, bashkë me Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin, përbëni të njëjtën strukturë ideologjike sorosiane, që synon zhbërjen e shtetit të Kosovës dhe rikthimin e nostalgjisë jugosllave”, shkruan Berisha.

Ai kritikoi edhe heshtjen brenda LDK-së, duke e cilësuar atë si rreshtim politik me kundërshtarët e luftës dhe pavarësisë. Sipas tij, partia që dikur mishëronte vizionin rugovian për shtetin e Kosovës, sot është larguar nga parimet themelore të saj.

Berisha akuzoi gjithashtu krerët politikë për sulme ndaj figurave shtetformuese, si Hashim Thaçi dhe drejtues të UÇK-së, duke e quajtur këtë veprim dëshmi besnikërie ndaj “padronëve ideologjikë”.

Në fund, ai theksoi se luftëtarët e UÇK-së nuk janë “mercenarë”, por themeli mbi të cilin qëndron shteti i Kosovës, duke paralajmëruar se Kosova ende ka njerëz të gatshëm të mbrojnë vlerat e saj themelore.

/GazetaKosova/

- MARKETING -spot_imgspot_img
- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit