Sot në ditën e dytë në Hagë po dëshmon diplomati amerikan, Christopher Hill.
Diplomati Hill po përsërit sërish se takimin e parë me dikë prej UÇK-së e ka pasur me Xhavit Halitin.
Ai ka thënë se dikush ia ka përshkruar Halitin si person të një niveli shumë të lartë, dikush i kishte thënë se ishte shok me persona me pozitë të lartë në UÇK, prandaj nuk mund të ketë një përshkrim të qartë për të.
Kujtojmë që një kohë të caktuar, Haliti ushtroi pozitën e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së.






