spot_img
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Hije trukimi në kualifikueset e Kupës së Botës, portieri i “fal” golin e pazakontë ekipit që pritet të jetë surprizë në Botëror (Video)

Kepi i Gjelbër pritet të jetë përfaqësuesja surprizë në Botërorin 2026. Kualifikimin mund ta siguronte që sot, megjithatë nuk ia doli pasi shkoi vetëm te barazimi 3-3 ndaj Libisë.

Episodi që i habiti të gjithë u regjistrua në minutën e 76. Libia po fitonte pa problem, 3-1, ndërsa një krosim pa pretendime i Kabral përfundoi në rrjetë.

Kështu u hap gjithçka, ndërsa më pas erdhi edhe goli i barazimit nga miqtë. Hije trukimi qarkullojnë tashmë për ndeshjen në fjalë, që mund të vendoste kualifikimin e Kepit të Gjelbër.

Nëse rivalët e Kamerunit të paktën do të kishin barazuar takimin e tyre ndaj Mauritius, atëherë Kepi i Gjelbër do të ishte kualifikuar zyrtarisht në Botëror. Gjithçka mbetet të vuloset në takimin e ardhshëm, pasi Kameruni fitoi 0-2 ndaj Mauritius.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit