Hidhet granatë në një oborr në Prishtinë, dëmtohen dy shtëpi dhe një veturë

Një shpërthim ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të së dielës në Prishtinë, pasi persona të panjohur dyshohet se kanë hedhur një mjet të dyshuar, që besohet të jetë granatë, në oborrin e një shtëpie.


Sipas njoftimit, dy persona kanë njoftuar Policinë për incidentin.

Si pasojë e shpërthimit, janë dëmtuar muret e dy shtëpive, si dhe një automjet. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa rasti është duke u hetuar me qëllim të zbardhjes së rrethanave dhe identifikimit të personave të dyshuar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit