“Herkuli i Kosovës” i del në mbrojtje Daut Haradinajt pas kërcënimeve që nga mërgimtari: Dilni në mejdan si burra

Bujar Muli, i njohur si “Herkuli i Kosovës” për peshëngritje të rënda, është lajmëruar pas kërcënimeve që mori ish-deputeti i AAK’së, Daut Haradinaj, nga mërgimtari Naser Xhylani.

Muli me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ nënkuptoi se i del në mbrojtje Haradinajt, teksa mërgimtarin që kërcënoi e quajti “këlysh të Serbisë”.

“Klyshi i Serbisë i paska çu selam Daut Haradinajt, kinse paskan njerëz të gatshëm me u fliju. Po ua çojmë edhe na selam klyshve të Serbisë: Daut Haradinaj ka burra mas veti që në çdo moment janë të gatshëm me dhanë më të shtrenjtën për Kosovën”, ka deklaruar Muli.

“Caktojeni një termin e dilni në mejdan si burra, jo me leh si qentë endacakë. Mos lejoni më me na i ofendu heronjtë tanë, për të cilët do të flitet brez pas brezi”, ka thënë më tej ai.

Mërgimtari Naser Xhylani, ka lëshuar deklarata të rënda dhe kërcënuese në drejtim të ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Daut Haradinaj.

Në një video të publikuar në Facebook, Xhylani e ka krahasuar Haradinajn me kryeterroristin Milan Radoiçiqin, i cili është përgjegjës për sulmin në Banjskë, duke iu referuar me mbiemrin e tij, “Daut Radoiçiq”.

“Na paska folur Dauti, Daut Radoiçiqi. Unë desha t’i them nja dy fjalë Dautit. O Daut, populli të njeh mirë, këtë kërcënim që e bën ti ndaj popullit, nuk vlen. …keni luftuar për një periudhë të shkurtër gjatë luftës, dhe e dimë krejt atë rezultatin që e keni pasur. Por ju njohim mirë edhe pas luftës, për ma shumë se 20 vjet pas luftës”, ka deklaruar ai në Facebook.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit