Madonna shkaktoi një reagim të ashpër kur ndau fotot e saj dhe Papa Françeskut të krijuara nga AI në Instagram Story mbrëmjen e së premtes, 13 dhjetor, duke treguar atë dhe Papa Françeskun në një moment intim, plot butësi.
Fotografia e parë tregonte Papën duke përqafuar këngëtaren 66-vjeçare, me një buzëqeshje të madhe në fytyrë dhe hundën e tij duke prekur fytyrën e saj.
“Duke nisur një fundjavë si…”, ka shkruar ajo në foto.
Imazhi i dytë tregonte Madonën me një korse me dantellë, dhe Papa Françesku dukej se po përpiqej të merrte një puthje, ndërsa mbështillte njërin krah rreth belit të saj.
“Ndihem mirë kur të shoh…”, ka shkruar ajo në foton e dytë.
Shumë njerëz reaguan keq në mediat sociale, duke shpërthyer ndaj yllit të popit për imazhet “qesharake e mosrespektuese “.
Një person tjetër shkroi përmes X/Twitter se postimi i këngëtares së “Like a Prayer” ishte “i shpifur”, ndërsa një person i tretë komentoi: “Kjo është thjesht e çuditshme për aq sa shkon…ajo e ka humbur”.
“E neveritshme! Unë lutem që shpirti i saj të shpëtojë!” , theksohet nga një llogari tjetër.
“Duhet të jesh i sëmurë për të bërë diçka të tillë “, “Madona ka qenë gjithmonë e çuditshme “, “Ajo është satanike “, “Ajo duhet të lahet në ujë të shenjtë”, ishin disa nga komentet e shumta negative që provokuan postimet e saj.










