spot_img
spot_img
Wednesday, February 11, 2026
spot_img
spot_img

‘Hej djema, kam disa lajme të këqija”, zbulohet mesazhi i vrasësit të Charlie Kirk; rrëfeu krimin në internet para arrestimit

Tyler Robinson pritet të dalë sot në gjyq për t’u përballur me akuzat për vrasjen e aktivistit Charlie Kirk të mërkurën e kaluar në Universitetin e Utah-ut dhe përballet me akuza që mund të çojnë në dënimin me vdekje.

I dyshuari për vrasjen e Charlie Kirk, Tyler Robinson, dyshohet se e ka rrëfyer vrasjen në një bisedë online përpara se t’i dorëzohej policisë, është zbuluar më vonë.

“Hej djema, kam disa lajme të këqija për ju të gjithë”, thuhet se shkroi Robinson në një mesazh për Discord, sipas Washington Post.

“Isha në UVU dje. Më vjen keq për të gjitha këto”, njoftonte ai.

Discord thuhet se po bashkëpunon me FBI-në dhe autoritetet lokale në hetimin e tyre dhe u ka dhënë hetuesve detaje rreth pranisë së saj në internet.

Platforma zbuloi më parë se një hetim i brendshëm “nuk tregoi asnjë provë që i dyshuari e planifikoi këtë incident ose promovoi dhunën në Discord”.

Arrestimi i Robinsonit pasoi një kërkim 33-orësh, të cilit i parapriu publikimi i fotove dhe videove nga autoritetet federale për informacion.

Pretendohet se Robinson ushqente urrejtje për Kirkun dhe ia atribuonte këtë një “ideologjie të majtë” që ishte zhvilluar vitet e fundit.

Familja dhe miqtë e Robinson thanë se ai kaloi shumë kohë duke kërkuar në “cepat e errëta të internetit”, pohoi Guvernatori i Utah-ut, Spencer Cox.

Cox shtoi se i dyshuari ishte radikalizuar “brenda një periudhe mjaft të shkurtër kohore”.

Të hënën, FBI-ja konfirmoi se ADN-ja në një peshqir të mbështjellë rreth një pushke të gjetur pranë vendit të ngjarjes së të shtënave përputhej me atë të Robinson.

Hetuesit përdorën gjithashtu prova të ADN-së për të lidhur Robinsonin me një kaçavidë të gjetur në çatinë ku u qëllua me të shtënë fatale.

Drejtori i FBI-së i tha Fox News se Robinson kishte shkruar në një shënim para të shtënave se kishte mundësinë ta vriste Kirkun dhe se do ta bënte këtë.

Hetuesit arritën të rikuperonin përmbajtjen e shënimit pasi ai ishte shkatërruar, tha Patel, duke e parafrazuar shënimin pa zbuluar detaje të mëtejshme.

Tyler Robinson vazhdon të mos bashkëpunojë me autoritetet, gjë që e lë ende të paqartë motivin e tij për vrasjen.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit