Haziri: Sot, më shumë se kurrë duhet ta kthejmë dashurinë ndaj Republikës

Ish-deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri ka deklaruar se dy legjislaturat e Kuvendit dështuan për qëllime politike.

Përmes një postimi në Facebook, Haziri shton se sot, më shumë se kurrë, duhet të kthehet dashurinë ndaj Republikës, duke qenë se Kosovës i ka dhënë emër e identitet.


“Dështim i qëllimshëm i dy legjislaturave të Kuvendit të Republikës për qëllime politike. Le ta harrojnë se mentaliteti parti-shtet nuk mund të ndërtohet kurrë, sepse Kosova meriton më mirë”.

“Jemi në muajt e nderimit e respektit për martirët, dëshmorët dhe heronjtë dhe obligohemi që të gjunjëzohemi para tyre, me falënderim e mirënjohje. Politika kërkon pak, shumë pak sakrificë personale për qëllime madhore. Republika mbi të gjithë. LDK, besë e shpresë për Kosovën!”, ka shkruar ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit