spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Haziri: Rikthimi i Trump mund të bëjë histori në Amerikë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lutfi Haziri duke analizuar zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës(SHBA) mes Donald Trump dhe Kamala Harris ka thënë rezultatin e zgjedhjeve në Amerikë n kuptimin politik nuk po e pret vetëm Kosova por e tërë Bota.

‘’Janë dy luftra rajonale duke u zhvillu, fokusi është krejt diku tjetër. Ka disa kriza të mëdha duke e përfshi edhe Ballkanin ku jemi ne të pralajmruar së paku dhe natyrisht që rikthimi i Trump mund të bëjë histori në Amerikë…ashtu kështu bënë histori në Amerikë jo për statistikë por bënë histori’’, ka thënë Haziri.

Nga ana tjetër zgjedhja e nënpresidentes Kamala Harris prej administratës sipas Hazirit kombinohet me administratën e Joe Biden, Obama dhe Klinton si pjesë e trashëgimisë politike që është në Amerikë.

Kjo lloj politike sipas Hazirit ruhet në raport me NATO-n dhe me krizat politike në rajon përfshi Lindjen e Mesme dhe Ukrainën.

‘’Duke e përfshi raportin me NATO-n në Evropë dhe me Kosovën’’.

Haziri tutje është shprehur se ajo që është konfirmua edhe para disa jave në raport me Ballkanin dhe në raport me Kosovën është 3 shtatori.

‘’E ka një kornizë marrëveshje, një bazë të cilën e ka konfirmua së paku ekipi i tij i fushatës që do të jetë rikthimi në atë pikë’’, ka thënë Haziri.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit