Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka reaguar pas dështimit të 34-të me radhë për konstituimin e Kuvendit, duke e cilësuar bllokadën si pasojë të mungesës së vullnetit politik.
“Çështjet politike nuk zgjidhen me procedura, por me marrëveshje,” deklaroi Haziri për mediat, duke shtuar se takimet e tilla vetëm konfirmojnë dështimin e qasjes teknike ndaj krizës institucionale.
Ai tha se pret nga partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit të marrë përgjegjësinë për zhbllokimin e situatës dhe të mundësojë konstituimin e Kuvendit përmes një marrëveshjeje eventuale politike.
“Qeveria në detyrë po funksionon më shumë në zyrat e prokurorisë sesa në zyrat e shtetit,” shtoi Haziri, duke ritheksuar se LDK mbetet e hapur për një qeveri uniteti si zgjidhje të krizës aktuale.










