Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (Lidhja Demokratike e Kosovës), Lutfi Haziri, ka deklaruar se është joserioze mënyra se si është zhvilluar procesi i takimeve për çështjen e presidentit.
Haziri tha se LDK është ftuar në fillim për diskutime rreth zgjedhjes së presidentit, por procesi, sipas tij, ka përfunduar me ofertë për qeverisje, gjë që e ka cilësuar si të papranueshme.
“Ky hap ka qenë zgjedhja e presidentit, jemi folë për president, se qeveria është zgjedhë, Kuvendi është konstituu, buxheti është miratu, ligjet ndërkombëtare janë ratifiku me ndihmën e LDK-së dhe partive tjera. Tani me i mbajtë disa takime dhe me përfundu me ofertë për qeverisje është joserioze… Mu ndjeh që jemi mashtu,” ka thënë Haziri.
Ai theksoi se vendimi i fundit për ndërprerjen e takimeve me kryeministrin Albin Kurti për çështjen e presidentit është marrë pasi, sipas tij, procesi ka devijuar nga tema fillestare.









