Haxhiu reagon për gjyqtarin Laban, e përmend një “përpjekje” të kamotshme të VV’së për ta ndaluar dekretimin e tij

Megjithatë, në vend që të merrej parasysh kjo kërkesë, ne kishim pranuar një përgjigje zyrtare në të cilën thuhej se kërkesa jonë përbënte “ndërhyrje në pavarësinë e tyre”.

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas tërheqjes së kërkesës për interpretim nga Kushtetuesja lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit nga ana e presidentes Vjosa Osmani.

Haxhiu me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ përmend thirrjet e Lëvizjes Vetëvendosje më 2018 ën që të mos dekretohej Radomir Llaban si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

“Kur në vitin 2018, ish-Presidenti Thaçi kishte injoruar thirrjet tona për të mos e dekretuar Radomir Llabanin si gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese, për shkak të së kaluarës së tij kriminale dhe duke pasur parasysh që gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese shkarkohen nga Presidenti por paraprakisht me propozimin e 2/3 të gjyqtarëve të kësaj gjykate dhe jo nga ndonjë organ tjetër, ne i kishim drejtuar një kërkesë zyrtare ish-kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi, duke kërkuar fillimin e procedurave për shkarkimin e tij”, shkruan Haxhiu.

“Megjithatë, në vend që të merrej parasysh kjo kërkesë, ne kishim pranuar një përgjigje zyrtare në të cilën thuhej se kërkesa jonë përbënte “ndërhyrje në pavarësinë e tyre”, përfundon ajo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit