Haxhiu përkujton 23 martirët e familjes Deliu dhe tre dëshmorët e rënë në Abri

Presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar 23 martirët e familjes Deliu dhe dëshmorët Vesel Demaku, Valdet Xhemajli e Afrim Hajdaraj, të rënë më 26 shtator 1998 në Abri të Epërme.

Haxhiu tha se familja Deliu ishte strehuar në mal për t’u shpëtuar sulmeve dhe granatimeve, por u gjet nga forcat serbe. Sipas saj, në mesin e viktimave kishte fëmijë, gra shtatzëna dhe të moshuar.

Ajo veçoi rastin e Diturie Deliut, e cila ishte vetëm gjashtëjavëshe dhe u gjet e gjallë nën trupin e nënës së saj, pasi 22 anëtarë të familjes së saj ishin vrarë.

Presidentja Haxhiu përkujtoi gjithashtu tre dëshmorët, Vesel Demakun, Valdet Xhemajlin dhe Afrim Hajdarajn, të cilët ranë duke luftuar për mbrojtjen e civilëve të strehuar në malet përreth Abrisë.

“Kosova nuk do të reshtë së kërkuari drejtësi”, tha Haxhiu, duke theksuar se institucionet duhet të vazhdojnë ndjekjen e këtyre krimeve, pavarësisht kohës së kaluar dhe vendndodhjes së kryerësve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit