Haxhiu: PDK, LDK, AAK, Lista Serbe s’janë të pranishëm në sallë

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, iu ka bërë thirrje deputetëve të partive opozitare që të marrin pjesë në seancën e jashtëzakonshme për çështjen e presidentit.

Teksa kanë mbetur pak më shumë se gjysmë ore drejt konsumimit të afatit kushtetues për zgjidhjen e presidentit, në sallën e Kuvendit gjenden vetëm deputetët e mazhorancës dhe ata të pakicave.

Haxhiu ka përmendur në seancë se deputetët e PDK’së, LDK’së, AAK’së Duda Balje dhe ata të Listës Serbe s’po marrin pjesë në seancë.

“Përkundër thirrjes që deputetët të jenë të pranishëm në seancë, siç po e shihni opozita, deputetët e PDK, LDK, AAK, Lista Serbe, Duda Balje…, nuk janë të pranishme as në përpjekjen e fundit për ta zgjedhë presidentin e vendit…Po presim nëse deputetët po kthehen”, tha Haxhiu.

Në anën tjetër, ajo priti kërkim-falje publike nga deputetët e opozitës, të cilët e quajtën puç institucional votimin në rund të parë të presidentit gjatë ditës së djeshme.

“Siç duket krejt kjo ka qenë qëllimi që të krijohet konfuzion, tension, të dëmtohet imazhi apo legjitimiteti i institucioneve. Ata që kanë akuzuar për puç e çka s’ju ka ra ndërmend, do të duhej të kërkonin falje publike. Po i presim deputetët, sepse i kemi edhe disa minuta në dispozicion”, tha Haxhiu.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit