spot_img
spot_img
Tuesday, February 17, 2026
spot_img
spot_img

Haxhiu: Pavarësinë e nderojmë nëse punojmë me institucione që funksionojnë me integritet

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka uruar qytetarët në 18-vjetorin e Pavarësisë e ku ka thënë se pavarësinë e nderojnë duke punuar me institucione funksionale të cilat funksionojnë me integritet e profesionalizëm.

Haxhiu pas ngritjes së flamurit në një ceremoni, tha se sot po ashtu kujtojnë me nderim të gjithë ata që dhanë jetën e tyre për pavarësi.

“Sot shënojmë 18-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, mbase një republikë e re, por jo edhe aq e re për të kuptuar se liria kërkon angazhim të përditshëm. Sot, por edhe çdo ditë tjetër, kujtojmë me nderim dhe respekt të gjithë ata që dhanë jetën e tyre për pavarësinë që ne sot e gëzojmë. Pra, dëshmorët e kombit dhe martirët. Por po ashtu nderojmë edhe figurat e larta që kontribuan në rrethana dhe periudha të ndryshme për çlirimin, lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës. Pavarësinë e nderojmë nëse punojmë me institucione funksionale që funksionojnë me integritet dhe po ashtu me profesionalizëm”, tha Haxhiu.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit