Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu i ka reaguar deputetit të PDK-së Arian Tahirit i cili deklaroi se asnjëherë nuk ka pas krizë për zgjedhjen e presidentit duke theksuar se Kuvendi asnjëherë nuk ka shkuar në zgjedhje të parakohshme për këtë çështje.
Haxhiu në replikë duke harruar se është kryetare e Kuvendit thurri një mori akuzash për opozitën.
Sipas saj, tani është më e vështirë zgjedhja e presidentit pasi nuk ka më pazare.
“E vazhdojmë këtë seancë në orën 17:00. Natyrisht që është më e vështirë se s’ka ma pazare tendera e ambasada e dini ma mirë se unë mos më shtini me i përmend se të gjithë e dimë”, deklaroi Haxhiu.









