spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Haxhiu nervozohet me gazetarin që e pyeti “pse s’po tërhiqet”: S’ke të drejtë të ma kërkosh, shko, mos më dëgjo

Pas 42 dështimesh që të zgjidhet kryeparlamentare, Albulena Haxhiu është nervozuar me një gazetar i cili e pyeti se pse nuk po tërhiqet nga kjo kandidaturë.

Gazetari e pyeti se pse Vetëvendosje nuk po e merr hapin e parë.

“Pse s’po e bëni hapin e parë, të tërhiqni prej kandidaturës?”, pyeti ai.

Kjo duket se e nervozoi Haxhiun, i cili i tha gazetarit se s’ka të drejtë t’ia kërkojë një gjë të tillë.

“Cilin hap? E para nuk keni asnjë të drejtë t’ia kërkoni jo mua, askujt tjetër, tërheqjen, sepse ju jeni gazetarë”.

“Po pyes…” – tha gazetari, duke tentuar që të vazhdojë pyetjen e tij.

“Nuk mendoj që i ndihmon gazetarisë që ju jeni sot në rolin e opozitës. Është e drejta e VV-së ta bëjë propozimin. Jam tu folë, nëse ke mundësi me më dëgju, shko atëherë, lirisht mund të shkosh dhe mos më dëgjo, po flas pë rata që po dojnë me dëgju, s’je vetëm ti këtu”, tha Haxhiu.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit