spot_img
spot_img
Monday, December 29, 2025
spot_img
spot_img

Haxhiu nervozohet kur pyetet për gjykimin lidhur me gazin lotsjellës, iu drejtohet gazetarëve: “A je gjyqtare, a je prokurore?”

Kandidatja për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, komentoi pas dështimit të 36-të për të formuar Kuvendin e Kosovës.

Ajo u pyet lidhur me seancën gjyqësore për përdorimin e gazit lotsjellës në parlament, ku mohoi akuzat për sulm, duke thënë se akuzohen për mbajtje të paautorizuar të gazit lotsjellës për 10 vite.

Gjatë intervistës, Haxhiu reagoi me pakënaqësi ndaj gazetarëve, duke kërkuar që më parë të verifikojnë informacionet para se të bëjnë pyetje të tilla.

“Nuk akuzohem për sulm ndaj Kuvendit, ne akuzohemi për 10 vjet për mbajtje në pronësi pra të gazit lotsjellës”.

“A je gjyqtare, a je prokurore? Të lutem para se të më bëni pyetje të tilla, së pari të merrni informacionet e pastaj të më pyesni”, tha Haxhiu.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit