Haxhiu: Mbrojtja e UÇK-së nuk bëhet duke i shpallur kundërshtarët ‘spiunë’ e ‘tradhtarë’

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë thirrje për maturi dhe shmangie të përçarjeve pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së.

Haxhiu ka thënë se mbrojtja e ish-drejtuesve të UÇK-së është detyrë qytetare dhe institucionale, por sipas saj, kjo nuk duhet të bëhet duke etiketuar kundërshtarët politikë si “spiunë” e “tradhtarë”, duke shënjestruar dëshmitarë apo duke kërkuar fajtorë mes qytetarëve.

“Shënjestrimi me këto emërtime, në protesta, në emisione televizive dhe në postime publike, dje dhe sot riprodhon pikërisht logjikën e akuzës së ngritur ndaj drejtuesve të UÇK-së, etiketimin e kundërshtarit si armik dhe kthimin e tij në shënjestër”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo ka kundërshtuar edhe përpjekjet për ta paraqitur një popull të tërë si burim të “spiunimit”.

“Populli nuk dëshmon. Dëshmojnë individë, secili me emër dhe me përgjegjësi vetjake”, ka deklaruar ajo.

Haxhiu ka thënë se personat që kanë të dhëna për individë që kanë dëmtuar apo dëmtojnë interesin kombëtar dhe shtetëror duhet t’i paraqesin ato në organet e sigurisë dhe drejtësisë.

“Sepse këto raste duhet të adresohen në plotni”, ka shkruar ajo.

Haxhiu ka bërë thirrje që qytetarët të tregojnë maturi në veprimet dhe deklaratat publike.

“Asnjë padrejtësi nuk ndreqet duke prodhuar një padrejtësi tjetër. Vlerat e luftës së UÇK-së nuk mbrohen me shpifje dhe kërcënime, por me të vërtetën, drejtësinë dhe dinjitetin që e kanë mbajtur gjallë popullin tonë”, ka shkruar ajo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit