Haxhiu kritikon duartrokitjet e gazetarëve në sallë: Jeni këtu për të raportuar, mos u ndikoni nga diskutimet tona

Kryetares së Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, nuk i ka pëlqyer ironizimi i gazetarëve pasi ajo njoftoi se vazhdimi i seancës për zgjedhjen e presidentes është shtyrë për në ora 19:00.

Në momentin kur ajo bëri të ditur kohën e vazhdimit të seancës, gazetarët që po e përcillnin atë reaguan me ironi duke duartrokitur.

Ky reagim bëri që Haxhiu t’u tërheqë vërejtjen gazetarëve që të mos pengojnë zhvillimin e seancës.

“Media që janë të pranishme, me mirëkuptim ju kërkoj që të mos pengoni zhvillimin e seancës. Jeni këtu për të raportuar për qytetarët e Republikës së Kosovës, pra për interes publik, por të mos ndikoheni nga diskutimet tona”, ka deklaruar Haxhiu.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit