Haxhiu kritikon ashpër vendimin e Gjykatës Kushtetuese: Tejkalim flagrant i kompetencave dhe krijim i normave të reja

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në konferencën e sotme ka shprehur shqetësim të madh për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar si një tejkalim flagrant të kompetencave të saj.

“Për mua njoftimi i Gjykatës Kushtetuese përbën shqetësim serioz sepse është tejkalim flagrant i kompetencave që ka Gjykata Kushtetuese,” tha ajo.

Haxhiu theksoi se sipas nenit 4 të Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese është institucioni më i lartë që bën interpretimin e Kushtetutës dhe garanton respektimin e saj. Megjithatë, disa nga pikat e dispozitivit të publikuar nuk burojnë nga teksti i Kushtetutës dhe nuk janë parashikuar në asnjë nen apo dispozitë, duke krijuar norma të reja që janë funksion i pushtetit legjislativ.

Ajo shtoi se Kushtetuesja i ka “grabitur” kompetencat Kuvendit kur vendosi që votimi të bëhet në mënyrë të hapur.

“Ku e ka pa Gjykata Kushtetuese këtë?” tha Haxhiu, duke iu referuar urdhrit të gjykatës që i njëjti kandidat mund të realizohet vetëm deri në 3 herë.

“Gjykata ka krijuar një normë të re sepse kjo nuk ekziston askund, as në Kushtetutë e as në rregullore të Kuvendit,” përfundoi ajo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit