spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Haxhiu i reagon Kurtit për mos vizitën në Hagë: Nuk pati kohë të regjistrohet as në UÇK, është një veteran i rrejshëm

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për mosvizitën në Hagë të krerëve të UÇK-së.

Kurti kishte thënë se arsyeja e mosvizitës ishte mbushja e shumë formularëve dhe nuk kishte kohë për këtë gjë. Haxhiu ka thënë se Kurti nuk ka pasur kohë të regjistrohet as në UÇK në kohën kur i thanë të qëndrojë në Likoc për t’ju bashkuar luftës çlirimtare.

Postimi i plotë:

Kurti paska deklaru që nuk i ka vizituar krerët e UÇK-së në Hagë se nuk ka pasë kohë me mbushë formularin- kërkesën për vizitë.

Ky edhe gjatë luftës nuk ka pasë kohë m’u regjistru në UÇK, kur i kanë thënë të qëndrojë në Likoc.

Ky përbuzës i çlirimtarëve, i pavarësisë, i luftës nuk e meriton lirinë që ata ja sollën. Nuk e meriton as pushtetin që po e gëzon falë tyre.

Kjo deklaratë pikërisht në Ditën e Veteranit është skandaloze. Ndoshta jo edhe aq kur bëhet nga një kryeministër mashtrues, nga një veteran i rrejshëm.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit