Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj deputetes së PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, e cila i rikujtoi gjuhën seksiste të përdorur nga bashkëshorti i Haxhiut ndaj saj, para disa vitesh.
Në reagimin e saj, Haxhiu nuk thotë asnjë fjalë lidhur me mesazhin privat që bashkëshorti i saj, Alban Krasniqi, i kishte dërguar deputetes Deliu, në të cilin e kishte quajtur “oj plastikë”.

Në vend të kësaj, ministrja ka zhvendosur vëmendjen tek performanca e deputetes Deliu-Kodra në Kuvendin e Kosovës, duke e kritikuar për angazhimin e saj politik.
Ky është reagimi i plotë i Haxhiut:







