spot_img
spot_img
Thursday, December 18, 2025
spot_img
spot_img

Haxhiu “e pranon” shkeljen e ligjit për dorëheqjen

Ministrja në detyrë, Albulena Haxhiu e ka pranuar se dorëheqjen nga posti ia ka dorëzuar shefit të saj Albin Kurti, vetëm të martën, më 15 prill, pak minuta para se të niste seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Mirëpo dorëheqjen nuk e ka bërë më 26 mars, një ditë para certifikimit të zgjedhjeve ashtu siç kërkon ligji për Qeverinë e Kosovës.

Në paragrafin e parë të nenit 26 të ligjit për Qeverinë e Kosovës thuhet se “në rast se anëtari i qeverie në detyrë zgjidhet deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, duhet të japë dorëheqje nga posti i anëtarit të Qeverisë para ditës së certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve”.

Por Haxhiu ka thënë se më 27 mars, pak orë para se të certifikoheshin rezultatet e zgjedhjeve, kishte shkruar një letër me të cilën pranonte mandatin si deputete.

“Më 27 mars para certifikimit të zgjedhjeve [letrën që pranoi mandatin e deputetes v.j]. Ne kemi treguar që pranojmë mandatin e deputetit, por nuk mendoj se kjo është çështja dhe KQZ-ja nuk do të na certifikonte dhe kjo çështje mbyllet këtu”, ka thënë Haxhiu.

Ajo e ka pranuar se letrën e dorëheqjes ia kishte dërguar Kurtit para se të niste seanca e konstituive e Kuvendit. Haxhiu ka insistuar se askund nuk përmendet që dorëheqja duhet të bëhet publike.

“Dorëheqja ka shkuar sot [e martë]. Tash nuk është çështja e ditës së dorëheqjes. Ata fillimisht thanë që ju nuk keni dhënë dorëheqje, [Artan] Abrashi e ka prezantuar sot para anëtarëve të Komisionit dhe ata na thanë që jo këtë letër”, ka thënë Haxhiu për anëtarët e tjerë të Komisionit të themeluar të martën për verifikimin e mandateve.

“Askund nuk më kërkohet ta bëjë publike [dorëheqjen]. Unë e kam shkruar dhe e kam dërguar te kryeministri. Ministrat e kabinetit të Kurtit, por e kemi bërë sot para seancës konstituive”, ka thënë Haxhiu.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit