Haxhiu deklarohet për takimin me Radoniqin

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, priti sot në një takim kryesuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, me të cilin diskutoi për hapat institucionalë në kuadër të shpalljes së zgjedhjeve të reja.


Sipas komunikatës për media të lëshuar nga Zyra e Presidentes, gjatë takimit u theksua rëndësia e përgatitjes në kohë të të gjitha veprimeve që lidhen me organizimin e procesit zgjedhor, në përputhje të plotë me Kushtetutën, ligjin dhe standardet demokratike.

Në komunikatë bëhet e ditur se Haxhiu ka vlerësuar rolin e KQZ-së “në organizimin e një procesi të rregullt, të besueshëm dhe gjithëpërfshirës”, duke theksuar se qytetarët e Kosovës kanë dëshmuar vazhdimisht pjekuri demokratike dhe besim në procesin zgjedhor.


Gjatë takimit, po ashtu, u diskutua për afatet ligjore, përgatitjet administrative, koordinimin ndërinstitucional, si dhe nevojën që procesi zgjedhor të zhvillohet pa vonesa dhe me standarde të larta profesionale.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit