Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, është pyetur rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit dhe mundësisë që një seancë e tillë të mbahet sot.
“Besoj se do të ketë seanca për presidentin…. natyrisht që sot”, është shprehur shkurt Haxhiu.
Nesër pritet të jetë dita e fundit e afatit për zgjidhjen e çështjes së presidentit.
Deri më tani, LVV’ja ka insistuar se s’ka marrë ndonjë propozim konkret lidhur me ofertën e tyre, për tre emra koncensualë për president nga PDK-ja dhe LDK-ja.









