Rrugëtimi i besimtarëve myslimanë nga Kosova drejt vendeve të shenjta ka hyrë në një tjetër fazë.
Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se grupi i tretë i haxhinjve ka arritur të sigurt në qytetin e Xhides, në Arabinë Saudite.
Ata janë pritur nga përfaqësues të Drejtorisë së Haxhit të BIK-ut dhe pa humbur kohë janë nisur drejt qytetit të Mekës.








