Zyra e Prokurorit të Specializuar ka bërë të ditur se Haxhi Shala dhe Sabit Januzi pranojnë akuzën e frikësimit të një dëshmitari dhe pengimit në marrëveshje për pranimin e fajësisë me Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS).
Në njoftimin për media, thuhet se të pandehurit janë akuzuar për frikësim gjatë procedurave penale dhe pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.
“Në një reagim lidhur me marrëveshjet, Prokurorja e Specializuar, Kimberly West ka thënë se tha ‘Arritja e zyrës sonë për të përfunduar këto marrëveshje është dëshmi e forcës së hetimeve tona lidhur me çështjet e frikësimit dhe pengimit të drejtësisë’. ‘Ne e bëmë këtë pas një shqyrtimi të kujdesshëm që mori parasysh, midis të tjerave, rëndësinë e pranimit të përgjegjësisë në këtë kontekst, përfitimet e arritjes së përmbylljes herët të çështjes në mënyrë të drejtë dhe mendimet e viktimave’”, thuhet tutje në njoftim.
Po ashtu, referuar njoftimit Prokurorja e Specializuar u zotua gjithashtu të vazhdojë hetimet që lidhen me pengimin e drejtësisë për të garantuar integritetin e procedurave në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK).
“ZPS-ja do të vazhdojë, në të njëjtën kohë, të ndjekë me forcë të gjithë ata që kërkojnë të ndërhyjnë në administrimin e drejtësisë dhe të mbrojë viktimat e dëshmitarët in Kosovë”, ka theksuar prokurorja e specializuar, Kimberly West.
Aktakuza ndaj tyre është ngritur më 4 tetor 2023, me të cilën ngarkoheshin se kanë tentuar të bindnin një dëshmitar të mos japë dëshmi.
Ata akuzohen për përpjekje për pengim të personave zyrtarë për kryerjen e detyrës zyrtare, me anë të kërcënimit të rëndë, midis më së paku 5 dhe 12 prillit 2023.








