spot_img
spot_img
Friday, January 23, 2026
spot_img
spot_img

Hatërmbetja me Rugovën, Berisha: S’isha dakord me rrugën paqësore, duheshin demonstrata

Ish-presidenti i Shqipërisë Sali Berisha ka folur për raportet që ka pasur me ish-presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova.

Sali Berishës iu shtrua pyetja se pse udhëheqësit e Shqipërisë kanë pasur gjithnjë prirjen për t’i treguar Kosovës si duhet të veprojë.

Analisti Albatros Rexhaj tha se Berisha dhe Rugova kanë qenë gjithnjë idhujt e tij në politikë, por i shprehu liderit të PD se presidenti i Kosovës kishte hatërmbetje me të.

Berisha nuk e fshehu dhe e konfirmoi se ftohja mes tyre, përtej vlerësimit për të ishte rruga paqësore që zgjodhi Rugova, kur sipas tij duheshin demonstrata për zgjedhjet e Jugosllavisë.

Albatros Rexhaj: Unë e mbaj mend presidentin që ka pasur një hatërmbetje jo të vogël me ju për atë këshillë që ne të dalim dhe të marrim pjesë në zgjedhjet e Jugosllavisë në ’96.

Sali Berisha: A kishte një ftohje në ’96? Absolutisht po! Ke të drejtë, nuk e mohoj. Pse ishte ftohja? Unë nuk isha dakord për statusquo-në. Pse nuk isha dakord? Imagjino, ne mbetëm jashtë Dayton-it. Dayton u bë, ne nuk u përfshimë. Për fat të keq, Milosheviçi doli më i fuqishmi që bëri marrëveshjen. Unë kam shprehur vlerësimet për Ibrahim Rugovën, e kam thënë dhe e them, ishte gjeni në politikën shqiptare, por rruga paqësore qëllimet nuk mund t’i realizonte. Unë kam qenë për demonstrata, në mënyrë absolute, asnjëherë për zgjedhje.

/GazetaKosova/

- MARKETING -spot_imgspot_img
- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit