Ish-gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Lahi Brahimaj, ka thënë se ish-krerët e UÇK-së po gjykohen padrejtësisht në Hagë dhe shteti nuk po iu ofron ndihmë.
Brahimaj ka kërkuar nga institucionet që t’i lënë anash inatet politike dhe tu dalin në ndihmë pasi Thaçi e Veseli nuk janë në Hagë për PDK-në
Tutje, ai ka thënë se derisa ata i shohim si pjesë e PDK-së e dëmtojmë UÇK-në.
“Më shumë provojnë me e njollos luftën e Hashim Thaçit e Kadri Veselit sesa që bëjnë prova kundër forcave serbe. Në asnjë rrethan UÇK-ja nuk ka pas target asnjë lloj civili. Unë bëjë thirrje që institucionet të merrën më shumë me ata që janë Hagë. Hashim Thaçi dhe ata që janë atje nuk kanë shku për PDK-në dhe asnjë akuzë nuk e kanë për PDK-në”, ka thënë Brahimaj.










