Hasani në Samitin e NATO-s: Vlerësova rolin udhëheqës të SHBA-ve në zgjidhjen e krizës në Lindjen e Mesme

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, Igli Hasani, është pjesë e delegacionit zyrtar të kryesuar nga Kryeministri Edi Rama në Samitin e Krerëve të Shteteve dhe Qeverive të NATO-s që po mbahet në Hagë.

Gjatë qëndrimit të tij, Hasani mori pjesë në Takimin e Këshillit NATO-Ukrainë, i cili ishte fokusuar në diskutimet mbi situatën e rëndë në Ukrainë.

Në këtë kuadër, ai zhvilloi takime me zyrtarë të lartë ndërkombëtarë, përfshirë Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, njëherësh Zëvendës Presidente e Komisionit Evropian, Kaja Kallas, si dhe me homologë nga vende anëtare të BE-së dhe vende kandidate.

Përmes një publikimi në rrjetet sociale, Hasani shkroi: “Gjatë takimit të Këshillit NATO–Ukrainë në Hagë, riafirmova mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për Ukrainën”.

“Vlerësova rolin udhëheqës të SHBA-ve për zgjidhjen e krizës në Lindjen e Mesme, si dhe theksova rolin thelbësor të një shtylle të fortë evropiane për unitetin dhe qëndrueshmërinë e Aleancës.”, shtoi tutje ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit