Hasani: Kurti nuk i ka fituar zgjedhjet, është vetëm partia e parë

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, para fillimit të seancës konstituive të Kuvendit, ka theksuar se përgjegjësia për zgjidhjen e ngërçit politik bie mbi kryetarët e partive.

Ai ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke theksuar se duhet ta kuptojë se nuk i ka fituar zgjedhjet, por është vetëm partia e parë.

“Problemi është tek kryetarët e partive. Ata duhet të hapin mundësi dhe ne të përgjigjemi. Kam qëndrimin tim, jam për zgjidhje. Të japin përparësi, ata të japin, jo ne. Ai duhet ta kuptoj një herë e përgjithmonë se nuk i ka fituar zgjedhjet, është partia e parë, por nuk i ka fituar zgjedhjet”, u shpreh deputeti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit