Hasani: Çdo vendim i Kurtit pas 19 prillit është shkelje kushtetuese

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka paralajmëruar se çdo vendim i marrë nga Kurti pas certifikimit si deputet mund të shpallet i pavlefshëm, nëse sfidohet në Kushtetuese.

Sipas Hasanit, precedentët ekzistues tregojnë qartë se një mbajtje e dy funksioneve të tilla përbën shkelje të rendit kushtetues.

“Nëse dërgohet në kushtetuese marrja e vendimeve e Albin Kurtit dhe kabinetit pa asnjë diskutim është shkelje kushtetuese, bazuar në rastet e deritanishme që janë precedent. Bazuar në precedentin që është tani, por gjykata mund ta ndërroj interpretimin”.

“Të gjitha vendimet që i ka marrë Albin Kurti me kabinet, janë jo ligjore bien poshtë. Asnjë vendim i qeverisë që po merret s`po sfidohet, e përderisa nuk sfidohet ato prezumohen se janë kushtetuese, por nëse shkon dikush e i sfidon i dërgon në kushtetuese pa asnjë diskutim, janë të jashtë ligjshme bien poshtë”, tha Hasani.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit