spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Harry Kane i pakapshëm, vendos një rekord që as Ronaldo e Messi s’e kishin prekur më parë

Harry Kane ka vendosur një rekord mahnitës që as Cristiano Ronaldo e as Lionel Messi nuk e kanë arritur ndonjëherë.

Ylli anglez po shijon një sezon jashtëzakonisht produktiv me Bayern Munich këtë edicion. Para ndeshjes së Ligës së Kampionëve të së mërkurës kundër Club Brugge, ai kishte shënuar 19 gola në 11 ndeshje në të gjitha garat.

Kane iu deshën vetëm 14 minuta për të realizuar golin e tij të 20-të të sezonit, duke shtyrë topin në rrjetë nga afërsia për të dyfishuar epërsinë e skuadrës. Ky gol i 20-të në vetëm 12 ndeshje e bën kohën më të shpejtë që një lojtar ka arritur këtë shifër që nga fillimi i sezonit.

Kjo do të thotë se Kane e ka arritur kuotën e 20 golave më shpejt se Ronaldo dhe Messi në karrierat e tyre legjendare, sipas Opta. Koha më e shpejtë e Messit për të arritur 20 gola është 17 paraqitje, ndërsa Ronaldo i arriti 20 golat në 13 ndeshje në sezonin 2014/2015.

Kane, i cili ka shënuar në tetë ndeshje radhazi për herë të parë në karrierë, është lojtari i parë në dhjetë ligat kryesore të Evropës që e arrin këtë shifër, duke theksuar statusin e tij si sulmuesi më vdekjeprurës në Evropë.

Për krahasim, “makineria e golave” e Manchester City, Erling Haaland, që gjithashtu po kalon një formë të shkëlqyer, ka shënuar 15 gola këtë sezon.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit