Harry Bajraktari, veprimtar i njohur shqiptar në ShBA, ka komentuar fundin e mandatitt të Vjosa Osmanit si presidente.
Bajraktari ka shkruar se Osmani forcoi marrëdhëniet me ShBA-në.
Tutje, Bajraktari i ka uruar suksese edhe Albulena Haxhiut, e cila është tash ushtruese detyre e presidentit.
Postimi:
E falënderoj Presidenten Vjosa Osmani për punën dhe përkushtimin e saj ndaj Republikës së Kosovës dhe popullit të Kosovës gjatë këtyre pesë viteve. Ajo e udhëhoqi vendin me dinjitet dhe forcoi marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë perëndimorë


Ndërsa Albulena Haxhiut i uroj shumë suksese në punën e saj si ushtruese e detyrës së Presidentes së Kosovës. Shpresojmë që Kosova ta kalojë sa më shpejt këtë fazë tranzitore dhe të vazhdojë përpara, drejt forcimit të institucioneve dhe integrimit të plotë euro-atlantik.
Zoti e bekoftë Kosovën dhe mbarë popullin shqiptar











