Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, ka njoftuar për takim me Ministren e Drejtësisë, Donika Gërvallën, të cilës i përcolli thirrjen për “zgjidhje të shpejt të sfidave politike”, për çka tha është e rëndësishme “që të përparojë Kosova.”
“Këtë pasdite e përgëzova Ministren e Drejtësisë Donika Gërvalla-Schwarz për rolin e saj të ri dhe diskutova rëndësinë e zgjidhjes së shpejtë të sfidave politike në mënyrë që Kosova të mund të përparojë dhe të ofrojë rezultate për qytetarët.
Gjithashtu biseduam për bashkëpunimin e vazhdueshëm në trajtimin e dhunës me bazë gjinore dhe mbështetjen e të mbijetuarve të dhunës seksuale të lidhur me konfliktin – e cila mbetet një përparësi për Mbretërinë e Bashkuar – dhe punën e Mbretërisë së Bashkuar për të mbështetur sektorin e drejtësisë”, tha Hargreaves.









