spot_img
spot_img
Saturday, December 20, 2025
spot_img
spot_img

Hargreaves: Është e rëndësishme për Kosovën që Kuvendi dhe Qeveria të formohen sa më parë

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Jonathan Hargreaves i ka komentuar rezultatet aktuale zgjedhore, duke thënë se është e rëndësishme për Kosovën që Kuvendi dhe qeveria e re të mund të formohen sa më shpejt që të jetë e mundur.

”Në mënyrë që Kosova t’u shërbejë të gjithë qytetarëve të saj dhe të angazhohet plotësisht në arritjen e përparimit në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Kosova është një partner i ngushtë dhe i çmuar i Britanisë së Madhe dhe mezi pres të vazhdojmë bashkëpunimin tonë nën qeverinë e re”, deklaroi diplomati britanik.

Hargreaves, u shpreh i kënaqur që pa shumë qytetarë të Kosovës në ditën e zgjedhjeve, duke ushtruar të drejtën e tyre demokratike për të votuar.

“Jemi të lumtur që kemi qenë në gjendje të vendosim një ekip të fortë vëzhguesish bashkë me Misionin e Vëzhgimit të Zgjedhjeve të BE-së. E përgëzoj Kosovën për një proces të qetë dhe paqësor zgjedhor, me pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve. Për një vend kaq të ri, është e dukshme fuqia dhe funksionimi i institucioneve të pavarura të Kosovës”, tha ai për Klan Kosova.

“Procesi i mbetur drejt certifikimit zyrtar të rezultateve tani duhet të vazhdojë pa probleme dhe pa vonesa”, u shpreh tutje ambasadori britanik Johnatan Hargreaves.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit