Haradinaj thotë se një bashkëpunëtor i Serbisë u takua në Dubai: “E di që AKI-ja po e ndjek”

Daut Haradinaj nga Aleanca ka bërë pretendime për një person që, sipas tij, po bashkëpunon me Serbinë dhe ka zhvilluar takim në Dubai.

Haradinaj ka deklaruar se ka informacione për personin dhe se ata po ndiqet nga institucionet e sigurisë.

“Serbia ka shumë zagarë poshtë e nalt. Ka sekserë. Shumë ka dhe, fatkeqësisht, përditë po na vijnë informata, herë një emër, herë një emër.” Ai ka thënë se Dubai është kthyer në vendtakim, ndërsa ka permendur edhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë. “E di që e kanë bërë adresë Dubain tash. Atje po shkojnë, po rreziten dhe po takohen. E di që AKI-ja po i ndjek.”


Haradinaj dha edhe një hollësi konkrete, duke përmendur datën 30 shtator dhe një darkë ku, sipas tij, kishte marrë pjesë një person i caktuar. “Bile, shpresoj që qai që po i referohem po më nin [dëgjon], më 30 shtator kishte qenë në një darkë.” Megjithatë, ai nuk ka përmendur emrin e personit të cilit po i referohej, as identitetin e pjesëmarrësve të tjerë në atë takim.

Haradinaj ka shprehur bindjen se mund të ketë arrestime, duke pretenduar se edhe Policia e Kosovës po merret me këto raste “Shpresoj që shumë shpejt unë dhe ti kemi me pa në kamera të arrestuar. E di që policia e heton dhe e ndjek. Kurrë nuk flas pahiri.”


Haradinaj shtoi se nuk dëshiron të ndërhyjë në punën e drejtësisë, por ka paralajmëruar ata që, sipas tij, bashkëpunojnë me Serbinë. “Unë nuk po du as me ndërhy, as në drejtësi, se e di që drejtësia i kryn punët e veta, por mos t’i hyjë mendja dikujt që n’2026-ën bashkëpunon me Serbinë dhe Kosova nuk e di“, ka thënë ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit