spot_img
spot_img
Sunday, December 28, 2025
spot_img
spot_img

Haradinaj thirrje KEDS-it: Mos të ndërpritet energjia gjatë votimit dhe numërimit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë një konference për media ka deklaruar se procesi zgjedhor po shkon shumë mirë dhe dalja e qytetarëve është e kënaqshme.

“Kanë mbetur më pak se tre orë. I ftoj të gjithë ata që nuk kanë votuar ende ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre,” tha Haradinaj.

Ai shtoi se deri tani nuk ka pasur parregullsi të lajmëruara, por theksoi shqetësimin për ndërprerjet e energjisë.

“E dimë që ka pasur ndërprerje të energjisë, gjë që na shqetëson nëse ndodh tani kur të errësohet. I bëj thirrje KEDS-it dhe të gjitha institucioneve që të kenë kujdes që të mos ndërpritet rryma deri të mbyllet procesi i votimit, e po ashtu edhe gjatë numërimit, që të mos prishet ky proces zgjedhor”, tha Haradinaj.

Haradinaj përfundoi duke uruar qytetarët dhe shtetin “I uroj Kosovës këto zgjedhje kaq të mira”, tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit